Projektet në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor ishin temë diskutimi në takimin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Aganit, ambasadorit të Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Ministri Agani i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërshtetëror dhe ndërinstitucional në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, veçanërisht në fushën e ruajtjes së mjedisit dhe avancimin e projekteve që ndërlidhen me planifikimin hapësinor dhe kadastrin.
Ambasadori Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler shprehu gatishmërinë e Austrisë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet, duke mos përjashtuar as fushat që mbulon MMPH-ja.