×
  • Sport
  • Euro 2024

    Austria merr fitore të madhe ndaj Polonisë

    Insajderi
    21 June 2024 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Austria koleksionoi trepikëshin e parë në Grupin D, teksa mposhtën 1-3 Poloninë.

    Në Olympiastadion të Berlinit, austriakët kaluan të parët në avantazh me anë të Trauner që shënoi në minutën e nëntë.

    Megjithatë, polakët gjetën forca dhe barazuan pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Piatek.

    Në fraksionin e dytë, Austria u shfaq më kërkuese dhe u shpërblye në të 66-tën me Baumgartner që goditi bukur në hyrje të zonës. 12-minuta më pas, Austria realizoi edhe golin e tretë dhe të sigurisë teksa Arnautovic mposhti nga pika e bardhë portierin Shezni.

    Kështu, pas ndeshjes së dytë në Grupin D, Austria ngjitet në kuotën e tre pikëve dhe në ndeshjen e fundit do të përballen me Holandën.

    Nga ana tjetër, Polonia mbetet në kuotën e zero pikëve dhe me ndeshjen e fundit që e luajnë me Francën, mund të konsiderohen si me një “këmbë jashtë” Europianit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark