Austria ndihmon Maqedoninë për t’i mbajtur kufijtë e mbyllur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Austria ndihmon Maqedoninë për t’i mbajtur kufijtë e mbyllur

    Insajderi
    17 March 2016 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Austria do ta ndihmojë Maqedoninë për t’i mbajtur kufijtë e mbyllur për refugjatët.

    Vendimi është marrë pasi që mijëra emigrant tentuan që ta kalojnë kufirin në Maqedoni, por ata u detyruan të kthehen përsëri në Greqi, pasi që javën e kaluar Maqedonia mbylli kufirin e saj jugor.

    “Austria ka ofruar ndihmë për Maqedoninë. Ministria e Mbrojtjes aktualisht mund të ndihmojë duke dërguar pajisje teknike, të tilla si syze të posaçme për vëzhgim gjatë natës”, tha për gazetën gjermane “Die Ëelt”, ministri austriak i Mbrojtjes, Peter Doskozil.

    Po ashtu edhe kufiri verior me Serbinë mbetet i bllokuar për më shumë se një mijë refugjatë dhe emigrantë. 12 mijë emigrantë janë penguar nga vazhdimi i udhëtimin në veri të kontinentit evropian.

    Rruga ballkanike ishte kryesorja nëpërmjet së cilës emigrantët kanë arritur në vendet e pasura në Evropën perëndimore dhe veriore, raporton albinfo.ch

    Ndërkohë Austria në vitin 2015 ka pranuar më shumë se 90 mijë kërkesa për azil. Austria zë vendin ed yte pas Suedisë në Evropë për nga kërkesat për azil.

    Derisa për këtë vit ka vendosur të hap kufirin vetëm për rreth 37 mijë azilkërkues./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark