Shtëpia ku ka lindur ish-lideri nazist, Adolf Hitler duhet të rrënohet, për të ndaluar atë të bëhet një shtëpi neo-naziste e shenjtë, kanë thënë të hënën autoritetet austriake, pas tri viteve grindjeve ligjore për të.
“Shtëpia e Hitlerit do të shkatërrohet. Themelet mund të mbeten, aty do të ngrihet një ndërtesë e re. Ajo do të përdoret për bamirësi apo nga autoritetet lokale”, ka thënë Ministri i Brendshëm Wolfgang Sobotka, për gazetën austriake Die Presse.
Ai tha se vendimi ishte bazuar në rekomandimet e një komisioni ekspertësh, të cilët ishin ngarkuar për të vendosur se çfarë të bëhej me ndërtimin, tejet të diskutueshme në qytetin e çuditshëm verior të Braunau am Inn. /Insadjeri.com