Autoambulanca me targa të Serbisë hyn ilegalisht në Kosovë, shoqërohen në polici shoferi, pasagjeri dhe dy pacientë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Autoambulanca me targa të Serbisë hyn ilegalisht në Kosovë, shoqërohen në polici shoferi, pasagjeri dhe dy pacientë

    Insajderi
    27 September 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një autoambulancë me targa të Serbisë është futur ilegalisht në Kosovë në fshatin Kapi në Kamenicë.

    Policia tha se për këtë rast janë shoqëruar në polici shoferi, pasagjeri dhe dy pacientë, të cilët më pas u liruan në procedurë të rregullt.

    “Kalim ilegal i kufirit – Fsh. Kapi, Kamenicë 26.09.2025 – 18:00. Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacientë, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari, pasagjer dhe dy pacientet janë liruar në procedurë të rregullt”, tha policia në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark