Autobusi në Tiranë përfundon në lum, lëndohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Autobusi në Tiranë përfundon në lum, lëndohen dy persona

    Insajderi
    29 April 2022 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme ku një urban i linjës së ‘Unazës’ ka përfunduar në lumin e Lanës dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

    Raportohet se autobusi fillimisht është përplasur me një makinë e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke përfunduar në Lanë.

    Ngjarja ka ndodhur përballë pallateve ‘Agimi’. Pasagjerët janë dëmtuar lehtë, pa plagë të rënda ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

    Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark