Autobusi nga Kosova ngec në nënkalimin e Zagrebit, shkak lartësia e tejkaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Autobusi nga Kosova ngec në nënkalimin e Zagrebit, shkak lartësia e tejkaluar

    Insajderi
    12 May 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një autobus i kompanisë kosovare “Flutura Reisen” ka ngecur sot në një nga nënkalimet më të njohura të Zagrebit, në rrugën Miramarska.

    Shoferi i autobusit, me një gjatësi prej 4 metrash, ka tentuar të kalojë në një nënkalim me lartësi vetëm 3.65 metra.

    Si pasojë, automjeti është bllokuar në korsinë e djathtë, duke shkaktuar pengesa të mëdha në qarkullimin rrugor.

    Ende nuk dihet si drejtuesi vendosi të kalojë përmes këtij nënkalimi, pavarësisht shenjave paralajmëruese për kufizimin e lartësisë.

    Autoritetet kanë ndërhyrë për ta nxjerrë autobusin dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark