×
  • Sport
  • Euro 2024

    Autogol dhe gol, shikoni reagimin dramatik të vëllait të Gjasulës pas barazimit ndaj Kroacisë

    Insajderi
    20 June 2024 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori Klaus Gjasula u aktivizua në minutën e 72-të të sfidës kundër Kroacisë.

    Ndërsa në të 76-ën ai shkaktoi autgol duke kaluar në avantazh kundërshtarët. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, mesfushori u kthye në hero duke shënuar golin e barazimit për Shqipërinë.

    Ka pasur reagime të shumta për futbollistin, por ja si ka reaguar vëllai i tij Jurgen Gjasula.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ndarë dy video të momentit të realizimit të golit për Kombëtaren teksa shpërthen në lot.

    “Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty vëllai im”, shkruan Jurgeni i cili dikur ka qenë mesfushor që ka luajtur prej vitesh në Gjermani por ka qenë grumbulluar edhe nga Kombëtarja shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark