Kapiteni i AEK-ut, kroati Domagoj Vida, shënoi një autogol në ndeshjen e parë të xhiros së dytë parakualifikuese të Ligës së Konferencës kundër Inter Escaldes nga Andorra.
Në minutën e 65-të, mbrojtësi kroat goditi një top me kokë kur nuk kishte kundërshtarë afër, por topi u godit më shumë se ç’duhej dhe kapërceu portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, duke përfunduar në rrjetën e AEK-ut.
Ky autogol në ato momente nuk është që i bëri shumë dëm AEK-ut pasi klubi grek ishte duke fituar 4-0.
Strakosha pastaj priti një penallti, por Inter Escaldes arriti të shënojë dy herë të tjera me Sascha Andrea dhe Martinez Viti, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 4-3.
Për Skuadra nga Andorra nuk arriti të barazojë. dhe Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Andorra. /Insajderi.org/