Autokrati që na “e shesin” për të moderuar - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Autokrati që na “e shesin” për të moderuar

    Insajderi
    16 April 2017 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është vërtetë mister, përse shumë udhëheqës europianë e konsiderojnë Aleksandar Vuçiçin si një të moderuar, shkruan Anja Stegmaier, në të përditshmen austriake “Ëiener Zeitung”. Në vendin e tij ai nuk shihet aspak si i tillë. Kryeministri ka hedhur tutje pikëpamjet ultra-nacionaliste që kishte në vitet nëntëdhjetë.

    Ai është pro BE-së tani, dhe mençurisht ka shmangur trazimin e ujërave në Kosovë. Por megjithëkëtë, ai është një autokrat, që ka shtënë në dorë policinë, gjykatat dhe shërbimet e fshehta, dhe i cili kontrollon pjesën më të madhe të mediave. Tani e ka zgjatur sundimin e tij 5-vjeçar duke u zgjedhur president. Eshtë një rol ceremonial, por pritet që ai të vazhdojë të sundojë, duke emëruar një njeriun e tij të bindur, si Kryeministër.

    Vuçiç mori një fitore të thellë – 55% krahasuar me 16% që mori rivali më i afërt – por mes serbëve të rinj ekziston bindja se ai i “vodhi” zgjedhjet, qoftë edhe duke marrë për veten e tij, pjesën e luanit në mbulimin mediatik.

    Ai i tmerroi votuesit me reklama historike të fushatës, që ngulitën tek ata frikën për paqëndrueshmërinë që do të rezultonte nga një udhëheqje e përçarë. Mijëra protestues kanë demonstruar përnatë, por ata po sulmohen nga media shtetërorë si “tradhëtarë, spiunë të huaj dhe kriminelë”.

    Vetë Vuçiçi e përfundoi një prej spoteve të fushatës së tij, me këto fjalë: “Nuk duhet të lejojmë që më e keqja të vijë sërish në pushtet – ata do të shkatërrojnë gjithçka që ne kemi krijuar”. Të paktën këtu, kishte shumë të drejtë. / bota.al

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark