Është vetëm 24 vjeçe, por ajo çka merr vëmendjen është profesioni i saj. Ndonëse një punë e tillë konsiderohet të jetë vetëm për djemë, ajo theu të gjitha tabutë.
Doruntina Rexhepi nga Ferizaj është automekanikja e parë femër në Kosovë, profesion ky e cila po sfidon edhe burrat. Nisi qysh në moshë të re, ndëra sot është një profesioniste pasi realizoi ëndërrën e saj të kahmotshme, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndaj këtij profesioni Doruntina u has edhe në paragjykime por i la pas dhe sot arriti qëllimin e saj. Ndonëse për klinetët ishte paksa befasuese, sot është një ndër më të kërkuarat.
Babi i saj Isuf Qerimi të cilën ajo e ka krahë të djathë, ishte ai që ia mësoi hapat e parë, ndërsa sot, ky i fundit e ka krahë të fortë Doruntinën.
Por jo vetëm automekanike, Doruntina që në orët e para të mëngjesit fillon punën edhe si shankiste, e që më pas vazhdon në garazhën e veturave. Doruntina tashmë ka një qellim të saj që mbetet i veçantë sa vet ajo.
“Dua ta hap një servis timin personal dhe në të të punësoj vetëm femra, sepse është një profesion të cilin e menaxhojnë më mirë se djemtë”, është shprehur ajo në emisionin ‘Sui Generis’.