"Automjete të rënda do të bllokojnë rrugët kryesore për në Prishtinë", Policia del me njoftim për protestën e nesërme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Automjete të rënda do të bllokojnë rrugët kryesore për në Prishtinë”, Policia del me njoftim për protestën e nesërme

    Insajderi
    28 May 2025 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten, më 29 maj, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hyrjet kryesore të Prishtinës pritet të zhvillohet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme.

    Sipas Policisë së Kosovës, forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse.

    Pikat ku do të realizohet protesta janë:

    • Veterniku, drejtimi për në hyrje të qytetit
    • Rrethi te Kazerma, drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë
    • Rrethi i Arbërisë, drejtimi Mitrovicë – Prishtinë
    • Vranjevci – Sharbanët, drejtimi Podujevë – Prishtinë

    Policia do të jetë e pranishme në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të menaxhuar trafikun dhe orientuar automjetet në rrugë alternative.

    Autoritetet kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerojnë shmangien e këtyre rrugëve gjatë kohës së protestës.

    Postimi i plotë:

    Njoftim lidhur me protestën e paralajmëruar për datën 29 maj 2025

    Prishtinë 28 maj 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 maj 2025 (e enjte), nga ora 10:00 deri në 12:00, është paralajmëruar se do të mbahet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme.

    Forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse.

    Pikat ku do të realizohet protesta janë:

    •Veterniku – drejtimi për në hyrje të qytetit

    •Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë

    •Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë

    •Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë

    Riorientimi i trafikut:

    Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e mjeteve në rrugë alternative.

    Kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerohet shmangia e këtyre rrugëve gjatë orarit të protestës.

    Policia thekson se protesta është paralajmëruar në një periudhë të shkurtër dhe është zhvilluar takim koordinues me organizatorin, ku janë theksuar obligimet ligjore dhe kufizimet që ndalojnë bllokimin total të rrugëve.

    Ftojmë qytetarët që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen paqësore të protestës dhe ruajtjen e sigurisë publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark