×
  • Lajme
  • Lajme

    Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit pritet të bëhet sot

    Insajderi
    09 August 2024 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit pritet të bëhet sot gjatë ditës. Autopsia do të kryhet nga mjeku i IHML-së, Arsim Gërxhaliu.

    Kështu ka mësuar Insajderi nga burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    Familjarët e tij janë parë në ambientet e IHML-së, tashmë është bërë me dije se nëna e tij ka arritur ta identifikojë se trupi i pajetë është i Faton Hajrizit.

    Theksojmë se Hajrizi raportohet se u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.

    Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

    Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark