
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin.
Biznesmeni, Ardjan Gjeloshi ka deklaruar se autoret janë prezantuar si polic në momentin që janë futur brenda objektit po ashtu dhe rojës i cili ka qenë prezent dhe kanë qëlluar drejt Gjeloshit dhe Selman Mihana i cili mbeti dhe viktimë e këtij atentati.
Dyshohet se kanë qenë dy makina që janë përdorur në këtë atentat dhe dyshohet se njëra makine Range Rover është vjedhur disa kohë me parë në një karburant në autostradën Lezhe-Lac.
Ndryshe, grupi hetimor ka dyshime se objektiv i vrasësve ka qenë pronari i firmës, Ardjan Gjeloshi, ndërsa ekonomisti u vrarë gabimisht.
Shkak për vrasjen dyshohet se është hakmarrja me një fis në Rrëshen, ndaj të cilit janë kryer atentate, dhe i biri i Ardjanit dyshohet i përfshirë.
Një pistë më e zbehtë hetimore janë konfliktet për shkak të biznesit, të cilat po verifikohen.
Përsa i përket dinamikës, vrasja është kryer me kallashnikov. Autorët janë futur brenda rrethimit të firmës dhe kanë hapur zjarr. Ata janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një fuoristradë dhe një veturë.
Atentati ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez. I vdekur mbeti ekonomisti i kësaj firme Selman Mihana, 70 vjeç, ndërsa u plagos pronari Ardian Gjeloshi, 51 vjeç.
Adrian Gjeloshi ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve për Top Channel, ai u qëllua me dy plumba që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi.