Autori i masakrës në shtëpinë e pleqve në Kroaci del para gjykatësit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Autori i masakrës në shtëpinë e pleqve në Kroaci del para gjykatësit

    Insajderi
    24 July 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari për masakrën në shtëpinë e të moshuarve ku vdiqën gjashtë persona në Daruvar, Kresimir Pahoki, ka dalë para Gjykatës për t’u marrë në pyetje për rastin e rëndë.

    Sipas mediave kroate, Pahokit iu shqiptua një muaj paraburgim për shkak të rrezikut për të ndikuar mbi dëshmitarët dhe për të përsëritur krimin.

    Intervistimi i mbrëmshëm ka qenë shumë i shkurtër, ndaj supozohet se është mbrojtur në heshtje, ashtu si në hetimin policor.

    Po ashtu, marrja në pyetje e dëshmitarëve të masakrës po zhvillohet dhe duhet të bëhen disa ekspertiza.

    Kujtojmë se Pahoki akuzohet për 11 vepra penale, përfshirë edhe vrasjen e femrës. U vranë kujdestari dhe pesë plaka, banore të shtëpisë, përfshirë edhe nënën e tij. Pas sulmit, ai shkoi në një kafene aty pranë, ku u arrestua me shpejtësi.

    Për shkak të krimit të paprecedentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Daruvar, në qarkun Bjelovar-Bilogora është shpallur Ditë zie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark