Autori ishte maskuar si shpërndarës picash, detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Autori ishte maskuar si shpërndarës picash, detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Tiranë

    Insajderi
    13 January 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave familjare, mbetet kryesore.

    Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi, ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për këtë arsye, po punohet për verifikimin e tyre.

    Autori ishte maskuar si shpërndarës picash. Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Madje autori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës.

    56-vjeçari Bujar Nasufi u vra me armë zjarri në zonën e Pallatit me Shigjeta, teksa i afrohej banesës së tij.

    56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.

    Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë, përcjell A2. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

    Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark