Autoritetet e Kosovës i drejtojnë letër EBU-së në lidhje me ndalesën e flamurit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Autoritetet e Kosovës i drejtojnë letër EBU-së në lidhje me ndalesën e flamurit

    Insajderi
    29 April 2016 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmi është konfirmuar nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi.

    “Besojmë se barazimi i flamurit të një shteti evropian të cilin e ka pranuar shumica e vendeve anëtare të EBU-së dhe i cili do të valoj në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit, me një flamur të një organizate terroriste e cila është përgjegjëse për vrasje, krime dhe gjenocid, paraqet potencialisht një shpifje”, ka thënë Selimi.

    Veç tjerash, ai e ka cilësuar këtë veprim kundër imazhit të Kosovës. Ndërkaq ka ftuar EBU-në që ta përfshijë Kosovën në garat e ardhshme të Eurovizionit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark