×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Autoritetet Gjermane ndalojnë shitblerjen e aksioneve të huazuara në Wirecard

    Insajderi
    19 February 2019 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti mbikëqyrës financiar Gjerman Bafin ditën e Hëne ndaloi shitjen dhe blerjen e aksioneve të huazuara – ashtuquajtuara short positions – në Wirecard AG duke cituar paqartësitë e tregut dhe performancën e dobët të aksioneve të kompanisë Gjermane.

    “Ekziston një rrezik që shitja dhe blerja e aksioneve të huazuara mund të shkaktojë luhatje të mëdha në vlerën e aksioneve të Wirecard AG, një kompani shumë e rëndësishme për ekonominë Gjermane,” shprehej Bafin.

    Huazimi i aksioneve vjen pas raportimit negativ në media që i është bërë kompanisë mes viteve 2008 dhe 2016 shprehej Bafin.

    “Short position” është një teknikë e përdorur ku investitorët besojnë se vlera e stokut do ë bjerë në një periudhë afatshkurtër, pas pak ditësh apo javësh. Një transaksion “short” është kur investitori huazon aksionet për të shitur tek një investitor tjetër.

    Ndalimi erdhi pas një raporti të Financial Times për mashtrimet në Wirecard diçka që ky i fundit i ka mohuar.

    Autoritetet Gjermane gjithashtu ka nisur një hetim ndaj gazetarit të FT për raportim jo-etik dhe manipulim të tregut. Wirecard, themeluar në 1999, ka qenë jo rrallë herë shënjestër e transaksioneve short të cilët kanë vënë në pikëpyetje ekspansionin e shpejtë të kompanisë në tregjet ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark