
Autoritetet italiane po kërkojnë nga Serbia që ajo ti kthejë disa vepra që janë marrë në mënyrë ilegale nga Italia.
Këto vepra artistike, gjegjësisht tetë piktura, janë të ekspozuara në Muzeun Kombëtar në Beograd.
“Portrait of Queen Christina of Denmark” (Titian), “Madonna with Child and founder” (Tintoretto), “The Virgin and Child on the throne”, “Madonna with Child, Saints, annunciation, crucifixion” (Spinelli) janë në mesin e pikturave që mendohet se kanë hyrë në Serbi në mënyrë ilegale, si përfaqësim i artit pas Luftës së Dytë Botërore.
“Nuk ka arsye të mendohet kështu sepse këto piktura nuk janë vjedhur. Ato financiarisht kushtojnë shumë, janë në Serbi për një kohë të gjatë dhe nuk ka asnjë motiv për ti larguar” pohon Nikola Kusovav – kurator në këtë Muze, shkruan KultPlus.
Pikturat janë marrë në vitin 1941 nga Hermann Goering, nga Italia, ndërsa problemi ka dalë kur shteti serb i ka dhënë të drejtën vetes që të ketë kompetenca ligjore mbi këto piktura, sipas medieve serbe.
Ante Topic Mimara duket se është personi që paraqet problem, një koleksionist i artit që ka mbledhur punë në Jugosllavi por është i dyshimtë për shkak të fallcifikimit të autenticitetit të tyre.