Autoritetet izraelite deklarohen pas sulmit terrorist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Autoritetet izraelite deklarohen pas sulmit terrorist

    Insajderi
    27 March 2022 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën, pas një sulmi terrorist në Izrael, mbrëmjen e sotme. Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz thotë se forcat izraelite të sigurisë janë të shtrira në të gjithë vendin dhe në gatishmëri pas sulmit terrorist në qytetin Hadera.

    “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe të gjitha forcat e tjera të sigurisë janë të shtrira dhe në gatishmëri me të gjitha mjetet për të rivendosur qetësinë dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Izraelit në çdo vend dhe në çdo front. Ne do të veprojmë në mënyrë agresive kundër terrorit dhe terroristëve dhe do të avancojmë forcimin e vazhdueshëm të trupave në terren”, tha Gantz në një deklaratë.

    Ministri i mbrojtjes i bëri komentet e tij pas një takimi me zyrtarë të lartë të sigurisë, duke përfshirë shefin e shtabit të IDF, komandantin e Inteligjencës Ushtarake, kreun e shërbimit të sigurisë Shin Bet dhe komisarin e policisë së Izraelit, thotë zyra e tij.

    Në deklaratën e tij, Gantz vlerëson oficerët e Policisë Kufitare me rroba civile që qëlluan për vdekje dy terroristët që kryen sulmin dhe u uroi shërim të shpejtë personave të plagosur. g.v/abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark