Autoritetet norvegjeze nuk kanë shkelur të drejtat e Breivik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Autoritetet norvegjeze nuk kanë shkelur të drejtat e Breivik

    Insajderi
    01 March 2017 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet norvegjeze nuk kanë shkelur të drejtat e vrasësit të shumfishtë, Anders Bering Breivik. Kështu vendosi Gjykata e Apelit në Norvegji, e cila rrëzoi vendimin e një gjykata të një shkalle më të ulët, e cila tha se Breivik mbahej në kushte çnjerëzore.

    Breivik pretendonte se mbahej larg të burgosurve të tjerë për 22 deri në 23 orë në ditë, diçka që shkelte të drejtat e tij.

    Ekstremisti i djathtë vrau 77 persona në korrik të vitit 2011, gjatë sulmeve terroriste që kreu në Oslo dhe një ishullin e Utojës.

    Në vendimin e Gjykatës së Apelit shkruhet se Breivik nuk është torturuar, keqtrajtuar apo poshtëruar në asnjë mënyrë gjatë burgimit të tij. 38-vjeçari Breivik është mbajtur në izolim në burgun “Skien” që prej dënimit me 21 vite burg në vitin 2012.

    Qelia e tij përbëhet nga 3 dhoma, ku veç internetit dhe lojërave elektronike, ai ka edhe një palestër. Ankesa e Breivik për kushtet e burgimit të tij shkaktoi mjaft polemika në Norvegji dhe më gjerë, pasi shumë njerëz thanë se shteti norvegjez por tregohet tejet i butë me një kriminel si ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark