Serbi: Hetime për raketat amerikane të gjetura në aeroplan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi: Hetime për raketat amerikane të gjetura në aeroplan

    Insajderi
    14 March 2016 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e Serbisë thonë se po zhvillojnë hetime pasi dy raketa të prodhimit amerikan, të tipit Hellfire, janë gjetur në një fluturim nga Libani.

    Zyra e prokurorit publik të Serbisë ka njoftuar sot se po zhvillon hetime nëse në këto pako ka materiale eksplozive.

    Në deklaratën e dërguar me email për agjencinë Associated Press, theksohet se hetimet, po ashtu, janë të fokusuara në çështjen se prej nga kanë ardhur raketat dhe cili ishte destinacioni i tyre final.

    Zyrtarët thanë se ekipet me qen të specializuar i kanë gjetur raketat që ishin adresuar për në Shtetet e Bashkuara, në aeroplanin e kompanisë Air Serbia, në aeroportin e Beogradit, më 12 mars.

    Ushtria e Libanit ka thënë se raketat ishin për qëllime trajnuese dhe se nuk përmbajnë eksploziv. Po ashtu, ushtria libaneze tha se ka vendosur t’i dërgoj ato prapa te kompania amerikane që i ka prodhuar.

    Raketa me udhëheqje laserike e tipit AGM-114 Hellfire mund të shkrepet nga ajri, deti dhe toka. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark