Z.R. është arrestuar në Bijelinë të Bosnje dhe Hercegovinës nën dyshimin se ka organizuar transportin e Faton Hajrizit nga Preshenva për në Loznicë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Është arrestuar në Bijeljina pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska. (39), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë”, thuhet në njoftimin e MPB’së serbe, përcjell Gazeta Insajderi.
Sipas këtij njoftimi, si bashkëpuntore është arrestuar edhe I.R., bashkëshortja e Z.R.
Mediat serbe kanë publikuar fotografinë e personit të arrestuar si i dyshuar për ndihmë ndaj Hajrizit.
Aksioni është kryer nga shteti i Serbisë, në bashkëpunim me policinë e Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. /Insajderi.org/