Autoritetet Shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte të La Roche-Posay, mund të shkaktojnë kancer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Autoritetet Shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte të La Roche-Posay, mund të shkaktojnë kancer

    Insajderi
    14 March 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-ve po kërkojnë nga shitësit që të tërheqin disa kremra për akne nga raftet e dyqaneve, pasi testimet e qeverisë zbuluan se ato përmbajnë nivele të larta të një kimikati të lidhur me kancerin.

    Administrata e Ushqimit dhe Medikamentit (FDA) njoftoi se disa lote të gjashtë produkteve që përmbajnë peroksid benzoil janë tërhequr, përfshirë Walgreens Acne Control Cleanser, Proactiv Skin Smoothing Exfoliator, dhe La Roche-Posay Effaclar Duo Dual Action Acne Treatment.

    Lista e plotë dhe numrat e loteve janë publikuar online të martën, raporton AP, transmeton Insajderi.

    FDA theksoi se konsumatorët kanë një rrezik të ulët nga këto produkte.

    “Edhe me përdorimin e përditshëm të këtyre produkteve për dekada, rreziku që një person të zhvillojë kancer për shkak të ekspozimit ndaj benzeneve të gjetura në këto produkte është shumë i ulët,” tha agjencia.

    Të gjithë produktet përmbajnë benzen, një komponent kimik i naftës bruto, gazit dhe tymit të cigareve. Ekspozimi i gjatë ndaj niveleve të larta mund të shkaktojë leukemi dhe kancere të tjera.

    Tërheqja e produkteve të njoftuar këtë javë ka të bëjë me dyqanet që shesin këto produkte. Zyrtarët e FDA thanë se konsumatorët nuk kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim të veçantë.

    FDA identifikoi këto gjashtë produkte pas testimeve të 95 trajtimeve për akne. Rishikimi i agjencisë u nxit nga raportet e testeve nga laboratorët privatë për nivele të larta benzeneje në disa produkte akneje.

    Në vitet e fundit, një gamë e gjerë produktesh të tjera janë tërhequr për nivele benzeneje, përfshirë dezinfektuesit e duarve, aerosolat dhe kremrat mbrojtës nga dielli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark