Policia spanjolle ka arrestuar 15 të dyshuar që besohet se janë pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të qenieve njerëzore.
Operacioni përfshiu shtatë bastisje në provincën jugore të Seviljes, me 21 viktima të liruara, shkruan euronews.
Kryesisht nga Moldavia dhe Rumania, viktimat u mbajtën në kushte mizore dhe u privuan nga ushqimi dhe uji gjatë ditëve të gjata të punës, thonë autoritetet spanjolle.Viktimat shfrytëzoheshin në sektorin e bujqësisë.
Ata u rekrutuan në vendet e tyre të origjinës përmes reklamave dhe mediave sociale, duke ofruar punë në Spanjë me kushte dhe paga fiktive pune.
Drejtuesit e rrjetit kriminal do të përballen me akuzat për trafikim qeniesh njerëzore, falsifikim dhe vjedhje identiteti.