Kombëtarja e Zvicrës do të takohet sonte me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Të besuarit e Murat Yakin nuk po kalojnë në një formë aspak të mirë në këtë edicion të kësaj gare, pasi pas katër ndeshjeve kanë arritur të fitojnë vetëm një pikë.
Në takimin e parë mes këtyre dy kombëtareve të zhvilluar muaj më parë, ishin serbët ata që kishin triumfuar me rezultat 2-0.
E sonte para fillimit të kësaj përballje, tifozët e tyre kishin tentuar që të futen në stadium me flamuj të hartës së Kosovës.
Këtë gjë e kanë parandaluar autoritetet zvicerane të cilat kanë vepruar me shpejtësi për të shmangur ndonjë tensionim të mundshëm të situatës.
Kujtojmë se sonte në stadium të pranishëm pritet të jenë me qindra tifozë shqiptarë, të cilët do të vijnë në përkrahje të Granit Xhakës dhe shokëve të tij të skuadrës./Telegrafi/