
Kosova është vendi më infrastrukturën më moderne dhe udhëkryq i rajonit ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, kanë inspektuar punimet e Autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila u tha se do të përfundojë në janar të vitit 2018.
Për autostradën e re që përshkon rrugën Prishtinë-Han i Elezit, Thaçi deklaroi se po punohet me standarde europian dhe në mënyrë intensive ashtu siç ishte dhe plani i Qeverisë së Kosovës.
“Këto projekte bëjnë Kosovën më moderne, më europiane dhe më të gatshme për proceset që e presin në të ardhmen”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se me marrjen e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera rriten edhe përgjegjësitë “prandaj institucionet po punojnë që projekte madhore si autostrada e re të kryhen në afate rekorde”, njofton Klan Kosova
Edhe ministri Zharku, njëjtë si Presidenti, ka deklaruar se rruga do të kryhet në afat dhe ka folur për projekte të tjera infrastrukturore.