AUV-i bën thirrje për kujdes nga dhuratat që shiten gjatë festave në supermarkete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV-i bën thirrje për kujdes nga dhuratat që shiten gjatë festave në supermarkete

    Insajderi
    11 December 2024 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjenci e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë se Kosova ka një gjendje stabile sa i përket sigurisë ushqimore.

    Por, që kanë bërë thirrje për kujdes, sidomos në dhuratat e paketuara me produkte ushqimore që shiten në prag të festave.

    Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka këshilluar që konsumatorët që blejnë dhurata të tilla t’i kontrollojnë produktet që gjenden brenda tyre, pasi këtë autorizim nuk e ka AUV-i.

    “Konsumatori duhet të ketë kujdes është çështja e dhuratave që shitet në supermarkete të ndryshme, pra brenda tyre futet një gamë e gjerë e produkteve dhe këtu është një lloj rreziku sepse kjo është e paketuar dhe ne mund ti kontrollojmë disa njësi por jo të gjitha dhe këtu dikush mund të keqpërdor dhe të fut produkte që nuk i përgjigjen kushteve ligjore”.

    “Unë u bëj apel konsumatorëve që në dhuratat me produkte ushqimore që blejnë për fëmijët apo të afërmit e tyre, gjithmonë duhet të ngritin vigjilencën që pas hapjes të kontrollojnë të gjitha njësitë sa u përket datave, deklaracioneve dhe gjitha shënimeve që duhet t’i përbëjë një produkt, sepse ato nuk inspektohet nga inspektorët. Pengimi i shitjeve të dhuratave nuk është në autoritetin tonë”, thënë Thaçi në emisionin “Alert” me Granit Sokolajn në “Radio Prishtina”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark