×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV ngrit masat e kontrollit për ngarkesat nga Brazili për shkak të sëmundjes Newcastle

    Insajderi
    21 July 2024 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar se ka intensifikuar masat e kontrollit për të gjitha importet e produkteve të shpendëve që vijnë nga Brazili, pas shpërthimit të sëmundjes Newcastle në rajonin Rio Grande do Sul të Brazilit.

    Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë e Brazilit ka shpërndarë një njoftim për disa shtete, përfshirë Kosovën, për pezullimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve.

    “AUV ka urdhëruar menjëherë rritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat që vijnë nga Brazili, duke përfshirë një kontroll të detajuar të çdo ngarkese. Këto masa janë të dizajnuara për të siguruar përputhshmërinë me rregullat ligjore dhe për të eliminuar çdo dyshim rreziku në lidhje me shpërthimin e sëmundjes Newcastle. Njoftimi i autoritetit brazilian përfshin edhe Republikën e Kosovës dhe synon të garantojë transparencë në tregtimin e produkteve të shpendëve. Pezullimi i certifikimit është një masë ndërkombëtare që garanton sigurinë e produkteve dhe përmbushjen e kërkesave të sigurisë. Produktet e prekura përfshijnë mishin e shpendëve të freskët, të ftohtë ose të ngrirë që tregtohen në rajon, përfshirë Kosovën. Masat e kontrollit do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të tregtimit të produkteve ushqimore,” thuhet në njoftimin e AUV.

    AUV ka njoftuar gjithashtu se, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës, do të ekzekutojë masat për të parandaluar hyrjen e ngarkesave nga zonat e prekura nga sëmundja Newcastle.

    Sëmundja Newcastle është një infeksion që prek shpendët shtëpiakë dhe specie të tjera të shpendëve nga një virus i virulent, por nuk paraqet rrezik për sigurinë ushqimore ose shëndetin publik. “Qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Sëmundja ka karakter social-ekonomik dhe rrezikon vetëm sektorin e fermave të shpendarisë,” shtoi AUV në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark