AUVK asgjëson 26 ton mish të prishur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AUVK asgjëson 26 ton mish të prishur

    Insajderi
    02 August 2024 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën mbikëqyrjen e autoriteteve të kontrollit kufitar MIK bashkë me ATK, u asgjësua ngarkesa prej 26. 022 kg mish.

    Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ngarkesa e cila ishte refuzuar me datë 23 Korrik, për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës.

    Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq”, thuhet një njoftim.

    Asgjësimi është realizuar duke u respektuar kushtet për shkatërrim të mallrave në vend-lokacion të caktuar për mbeturina. I gjithë procesi është zhvilluar me prezencën e zyrtareve shtetërorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark