Avancohet burri i nënkryetares së Vushtrrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avancohet burri i nënkryetares së Vushtrrisë

    Insajderi
    13 July 2024 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Mlinaku është avancuar si shef i sektorit në Komunën e Vushtrrisë.

    Arbeni është burri i nënkryetares së Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin ku shihet avancimi i Arben Mlinaku në kuadër të Komunës së Vushtrrisë.

    Mlinaku zyrtarisht do e mbajë pozitën si Udhëheqës i Sektorit për Shërbime Publike.

    Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e lartë të Komunës që udhëhiqet nga PDK, përfshihet në skandale të punësimeve familjare.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark