Pasi u ndëshkua me karton të kuq në Austri, sulmuesi kosovar Dionis Avdijaj konsiderohet se ka bërë skandal, pasi ka vendosur dorën te organi gjenital duke ju drejtuar tifozëve kundërshtarë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Hartverg – Rapid Vienna, ku skuadra e tij po mposhtej me rezultat 3-0, transmeton albinfo.at.
Avdijaj ka bërë dy faulle brenda 11 minutave, me gjyqtarin që nuk e fali duke i dhënë dy karton të verdhë, e pastaj erdhi i kuqi.
Sulmuesi ka bërë përpjekje për t’i ndryshuar vendimin gjyqtarit, por pa sukses, kështu që ai u detyra ta lërë fushën.
Teksa nisej për në dhomën e zhveshjes, tifozët kundërshtar po e fishkëllenin dhe në atë moment ai ktheu kokën, ka thënë diçka që nuk kuptohej dhe vendosi dorën te organi gjenital, duke shkaktuar skandal në Austri.