Avdullah Hoti: Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti: Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike

    Insajderi
    30 September 2021 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

    Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti tha se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës.

    Tutje, ai shprehet se dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike.

    “Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve”, shprehet ai ndër të tjera.

    Postimi i tij i plotë:

    Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj.

    Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

    KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.

    Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark