Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sot tha se ikja e qytetarëve nga vendi “është diçka normale”.
Hoti ka pyetur se si mund të jetë kjo normale, kur në dy vjetët e fundit janë larguar nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë.
“Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve?! Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit?! Ky numër përbën rreth 7% të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër. Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin?”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë: