Avdullah Hoti, Muratit: Mos kështu me këtë gjuhë, je bë shumë agresiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avdullah Hoti, Muratit: Mos kështu me këtë gjuhë, je bë shumë agresiv

    Insajderi
    26 May 2022 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Financave nga LDK, Avdullah Hoti iu është drejtuar sot në Kuvend ministrit Hekuran Murati duke e kritikuar atë për qasje. Duke folur për kredi e për çështje sociale, Hoti i tha Muratit se është bërë shumë agresiv.

    Hoti i ka kujtuar Muratit kohën kur bashkëpunonin e që nuk kishte këto sjellje.

    ‘’Hera e parë që një ministër i Kosovës ia sjell Kuvendit marrjen e një kredie për mjete sociale. Kam përshtypje se mungesa e rezultateve të ka bë ministër shumë agresiv, nuk ke qenë kështu. Ke qenë bashkëpunëtor i imi, mos me këtë gjuhë të komunikimit’’, ka thënë Hoti.

    Menjëherë ia ktheu Murati, duke i thënë se e ka gabim për kredinë.

    ‘’Kur thoni që s’ka pasë asnjëherë më duhet të them që është e pavërtetë. Më 2020 është sjellur një marrëveshje e tillë nën qeverinë tuaj. Ka pasë dhe ne e kemi votu’’, ka deklaruar ministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark