Avdullahu te Kosova, reagon federata zvicerane - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Avdullahu te Kosova, reagon federata zvicerane

    Insajderi
    26 August 2025 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka bërë bujë vendimi i Leon Avdullahut që ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

    Ai vendosi për Kosovën para Zvicrës, ndërsa është i pari lojtar që kishte mundësinë e paraqitjes për helvetikët e që vendosi për “Dardanët”.

    Në mars Avdullahu ishte kapiten i Zvicrës U21.

    Në federatën zvicerane janë të dëshpëruar me vendimin e futbollistit të Hoffenheimit.

    “Ne i duam në përfaqësuese vetëm ata lojtarë që identifikohen 100 për qind me vendin dhe kombin tonë”, ka thënë Pierluigi Tami, drejtor i ekipit nacional zviceran.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark