Analisti, Arbër Avdyli ka shprehur dyshimet e tij rreth letrës së kërkimfaljes të tre lojtarëve të përjashtuar nga Kosova gjatë muajit shtator.
Ai ka thënë se dyshimet e tij qëndron te nënshkrimet e Zhergovës e Muricit.
“Publikimi i letrës ishte amatoreske. Asnjë kombëtare s’e bën këtë në botë. Unë po ashtu kam dyshime te nënshkrimi i Edon Zhegrovës, ai ka tjetër nënshkrim nëpër fanella që i bën”, ka thënë Avdyli.
Tre lojtarët e përjashtuar, Zhegrova, Muric e Muslija janë pjesë e Kosovës për muajin tetor, në ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Qipros.