Analisti i “Favoritit”, Arbër Avdyli, i është drejtuar me një pyetje të sikletshme kryetarit të tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berishës.
Ai e pyetur drejtpërdrejtë se a e ka sharë, kapitenin e kombëtarës, Amir Rrahmanin.
“Nga burime jozyrtare, po dua të të pyes, a ia ke sha nanën Amir Rrahmanit, dhe a është e vërtetë që po doni me bo kapiten Zhegrovën?”, pyeti Arbëri.
“Nuk po më besohet se çfarë pyetje, por nuk është e vërtetë asnjë pikë. Nuk kam kompetenca ta bëj një gjë të tillë”, tha Luli.