Avdyli për Musliun: Personat shpirtzi dinë vetëm të fyejnë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avdyli për Musliun: Personat shpirtzi dinë vetëm të fyejnë

    Insajderi
    15 December 2022 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka kritikuar ashpër deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliun.

    Avdyli nuk ia përmendi Musliut emrin me arsyetimin se “nuk ia vlen”, por tha se kjo gjuhë është fyese edhe për ata që e kanë votuar.

    “Të mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre  dhe pa argumente politike për të kritikuar Presidenten as për keqpërdorime e as për pazaret për tokat e Kosovës, atëherë personat e tillë shpirtzi ashtu si e kan shpirtin e mendjen dinë të bëjnë vetëm fyerje e  të shpërndajnë vrerë”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

    Musliu sot deklaroi se Osmani do të mbahet mend vetëm për kilogramët e hequr.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark