Avdyli vazhdon me shkrimet mallëngjyese: Mendoni pak edhe për jetimat, që mbetën jetima vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli vazhdon me shkrimet mallëngjyese: Mendoni pak edhe për jetimat, që mbetën jetima vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave

    Insajderi
    27 August 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka mbrojtur Nenad Rashiqin dhe ka goditur Listën Serbe pas moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe në Kuvendin e Kosovës.

    Avdyli ka vazhduar serinë e shkrimeve mallëngjyese, ku ka pyetur pse kaq pak po duhet Kosova nga partitë e tjera politike.

    Tentimi i turpshëm i barazimit të Rashiqit me Simiqin e Srspkës, është një akt puro sabotimi që i bëhet integritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Po, dytë janë Serb, me emër e mbiemër. Por njëri njeh Kosovën shtet , dhe ka punuar qe 20 vite si çdo pjesëtar i pakicës në institucionet tona dhe për shtetin tonë. E ata tjerët, a i njihni?  Ju eksponent të opozitës, që po barazoni keta dy, ku keni jetuar deri tash pash zotin?”, ka shkruar ai.

    Nesër, kur të paloheni si LDK e të abstenoni si PDK, mendoni edhe për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun.Mendoni pak edhe për jetimat, fëmijët e heronjve, që mbetën jetima, vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave. Neser me heshtjen tuaj do ia zgjatni jetën sponzorve të vrasësve, dhe krahut politik të terroristeve në veri….”, vijon shkrimi i tij.

    Rashiq nuk mori votat e duhura për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e pakicës serbe në seancën konstituive të së martës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark