Avioni bën ulje të detyruar, dridhej si lavatriçe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Avioni bën ulje të detyruar, dridhej si lavatriçe

    Insajderi
    26 June 2017 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një avion i “Air Asia X”, i nisur drejt Kuala Lumpurit, është detyruar të kthehet prapa në Australi pas një problemi në motor, që bëri që ai të dridhej si një lavatriçe.

    Piloti tha se vendimi për t’u kthyer në Perth, 90 minuta pas nisjes që andej, u mor për shkak të problemeve teknike në avionin e pasagjerëve.

    Avioni, sidoqoftë u ul pa probleme në orën 10 të së dielës, sipas orës lokale. Policia tha se shërbimet e emergjencave në veri të Perthit ishin vënë në gatishmëri për një ulje të mundshme në det.

    Një numër pasagjerësh në bordin e avionit ishin munduar jo pak nga dridhja e tij. “Air Asia X” nuk ka komentuar ende incidentin, në të cilin nuk janë raportuar të lënduar.

    Më herët këtë muaj, një “Airbus A330” në pronësinë e “China Eastern Airlines”, u detyrua të bënte një ulje emergjence në Sidnej, pasi një vrimë gjigante u shfaq në një prej motorëve të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark