Komuna e Çankërës e cila ndodhet në Anadollin qendror, në Turqi ka gjetur një mënyrë unike për të tërhequr lexuesit në bibliotekë. Duke hapur një avion dhe një tren bibliotekë ajo ja ka arritur të tërheqë qindra lexues brenda një kohe të shkurtër.
Qyteti Çankërë ka marrë dy vagonë të papërdorur nga Drejtoria e Hekurudhave të Turqisë, duke i dizajnuar dhe kthyer ato në një bibliotekë.
Biblioteka e hapur në mars të vitit 2006 deri më tani përdoret nga 1.432 nxënës dhe 500 të rritur.
Nga ana tjetër komuna ka marrë një avion të tipit A 300, jetëgjatësia e fluturimit të të cilit ka përfunduar dhe e ka kthyer atë në një bibliotekë.
Avioni i sjellë nga Stambolli është rikonceptuar duke u kthyer në të përshtatshëm për tu përdorur si ambiente leximi.