Avioni i parë tregtar nga ShBA ateron në Kubë pas gati gjysmë shekulli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Avioni i parë tregtar nga ShBA ateron në Kubë pas gati gjysmë shekulli

    Insajderi
    31 August 2016 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjeti fluturues ishte ngritur nga aeroporti Fort Lauderdale në Florida dhe u ul në Santa Klara, në qendër të Kubës, rreth një orë më pas.

    Ky fluturim shënon zhvillimin e radhës në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, që kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në dhjetor 2014.

    Hera e fundit kur një avion amerikan kishte planifikuar një udhëtim në Kubë ka qenë mbi 50 vjet më parë, deklaroi numri dy i kompanisë “JetBlue”, Marty St George.

    Me këtë rast, avioni u prit me një ceremoni me topa uji, që zakonisht përdoret për mbërritjen e një anijeje apo aeroplanmbajtëseve. Që nga rivendosja e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës, ambasadat përkatëse janë hapur në dy vendet fqinje.

    Vetë presidenti Obama vizitoi ishullin në muajin maj. Administrata e tij ka aprovuar mbi 10 linja ajrore me bazë në Shtetet e Bashkuara për të kryer shërbime në Kubë, të cilat ofrojnë rreth 110 fluturime në ditë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark