×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Avioni që mund të qëndrojë me muaj në ajër pa karburant

    Insajderi
    20 July 2022 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sektori i aviacionit ka arritur suksese të mëdha gjatë historisë. Vitet e fundit, është përpjekur të ndërmarrë një sërë hapash jetikë drejt një metode më të qëndrueshme fluturimi. E gjithë kjo falë një projekti të zhvilluar në Zvicër.

    Inxhinierët Bertrand Piccard dhe Bertrand Borschberg krijuan një avion prototip që funksionon vetëm nga energjia diellore fotovoltaike, si ditën, ashtu edhe natën. Një aeroplan i njohur si “Solar Impulse 2”, i mbuluar me më shumë se 17 000 panele diellore, ishte në gjendje të qëndronte në ajër për muaj të tërë pa përdorur asnjë pikë karburanti dhe të bënte xhiron e planetit.

    Projektuar në vitin 2016, tre vjet më vonë u ble nga “startup”-i spanjoll-amerikan Skydweller Aero, i specializuar në dizajnimin e komponentëve të aviacionit dhe hapësirës ajrore. Qëllimi i kompanisë ishte ta bënte “Solar Impulse 2” një pseudo-satelit me më pak ndikim mjedisor sesa avionët komercialë të zakonshëm.

    Duke folur për CNN, CEO i Skydweller, Robert Miller, shpjegoi se nga çfarë përbëhet saktësisht një pseudo-satelit me këto karakteristika: “Është një avion që qëndron në ajër për një kohë të pacaktuar. Kjo do të thotë se mund të zgjasë në ajër për një periudhë prej 30, 60 ose 90 ditësh, ndoshta një vit. Dhe mund të bëjë në thelb gjithçka që një satelit mund të bëjë”.

    Që nga blerja e tij në vitin 2019, kompania ka punuar për modifikimin e dizajnit të avionit, me qëllim rinisjen e tij në nëntor 2020. Që atëherë, avioni ka kryer gjithsej 12 fluturime testuese. Për momentin, ky avion është në fazën e testimit dhe tashmë ka ngjallur interes në Marinën e Shteteve të Bashkuara, e cila ka investuar më shumë se 5 milionë dollarë për të hetuar potencialin e avionit.

    Ky është avioni i parë prototip në histori që punon me energji diellore fotovoltaike. Në fakt, ai mund të qëndrojë në ajër në varësi të gjerësisë gjeografike në të cilën ndodhet, si dhe nga orët e diellit të disponueshme në vendin ku është funksional. Sa i përket karakteristikave të avionit, krahët e tij kanë një gjatësi prej rreth 14 metrash. Mund të fluturojë në lartësi deri në 14 km. Përveç kësaj, ai peshon rreth 2500 kilogramë dhe mund të përballojë ngarkesa deri në 400 kilogramë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark