Një nga avionët sekret të forcave ajrore amerikane, u rikthye në tokë pas një fluturimi 2 vjeçar.
Modeli që përballon edhe fluturimet në hapësirë, i koduar X-37B, u ul në qendrën hapësinore në Florida të martën, ndërsa forcat ajrore kanë planifikuar misione të tjera për këtë model avioni, të cilësuar sekret.
Modeli X-37B u nis në vitin 2015 nga SHBA, për të bërë një udhëtim 700 ditor në orbitën e Tokës, me qëllime të pa publikuara ende.
Avioni i prodhuar nga kompania Boeing, pritet që në të ardhmen, të zhvillojë misione të ngjashme, ndërsa veçoria e tij është se nuk pilotohet nga një aviator në bord.