Avni Spahiu zgjidhet kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avni Spahiu zgjidhet kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës

    Insajderi
    16 October 2023 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 6 tetor 2023 e zgjodhi njëzëri Kryetar të Këshillit Ambasadorin Avni Spahiu, bëhet e ditur në njoftim të tyre.

    Në këtë mbledhje të Këshillit të Ambasadorëve janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve  që përbëhet nga nëntë anëtarë Ambasadorët Bekim Sejdiu, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Lulzim Peci, Muhamet Hamiti, Nazane Breca, Qëndrim Gashi, Vjosa Dobruna, dhe Zana Zeqiri Rudi.

    Njoftimi i plotë i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i zgjedh organet udhëheqëse

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 6 tetor 2023 e zgjodhi njëzëri Kryetar të Këshillit Ambasadorin Avni Spahiu.

    Z. Spahiu ka qenë ambasadori i parë i dekretuar i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht ambasadori i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas, ai shërbeu Ambasador i Kosovës në Turqi, si dhe ambasador jorezident në Jordani dhe Pakistan.

    Në atë mbledhje të Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës u zgjodhën edhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve, i përbërë nga nëntë anëtarë: Ambasadorët Bekim Sejdiu, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Lulzim Peci, Muhamet Hamiti, Nazane Breca, Qëndrim Gashi, Vjosa Dobruna, dhe Zana Zeqiri Rudi.

    Më datën 16 tetor 2023, Bordi i Drejtorëve i Këshillit mbajti mbledhjen e parë dhe po ashtu njëzëri e zgjodhi Ambasadorin Qëndrim Gashi Kryesues të Bordit. Z. Gashi ka shërbyer Ambasador i Republikës së Kosovës në Francë, si dhe ka qenë ambasador jorezident në Portugali, Monako dhe Andorrë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark