
Avokatët e reperit të njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, kanë kërkuar që klienti i tyre të lirohet nga akuzat për të cilat është shpallur fajtor.
Combs, 55 vjeç, u dënua më herët këtë vit për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat më të rënda si shantazhi, komploti dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Sipas mbrojtjes, Akti Mann – ligji federal mbi të cilin u ngritën akuzat – nuk mund të aplikohet në rastin e Combs, pasi ai as nuk ka përfituar financiarisht nga prostitucioni, e as nuk ka organizuar personalisht transportin e të përfshirëve.
Mediat amerikane si Deadline dhe TMZ raportuan se ish-presidenti Donald Trump po e shqyrtonte mundësinë e një faljeje për Diddy-n. Ndërkohë, artisti ndodhet në paraburgim në pritje të shpalljes së dënimit, që pritet të bëhet më 3 tetor.