Avokatët mbrojtës i frikësohen “rrezikimit” të jetës së Gulenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Avokatët mbrojtës i frikësohen “rrezikimit” të jetës së Gulenit

    Insajderi
    05 August 2016 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatët e klerikut mysliman turk që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, kanë denoncuar gjatë kësaj të premteje atë që ata e konsiderojnë si frikë për rrezikimin e jetës së klientit të tyre, pas ngjarjeve të grushtit të dështuar të shtetit, më 15 korrik në Turqi.

    Turqia ka lëshuar një mandatarresti për Gulenin, të cilin e akuzon si orkestruesin e grushtit të shtetit. Madje Ankaraja u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara ta ekstradojnë atë në Turqi, ku edhe do të vihet në dispozicion të drejtësisë. Megjithatë, Gulen mohon çdo përfshirje të mundshme.

    Turqia ka nisur një fushatë të gjerë spastrimi pas asaj nate të tmerrshme 15 korriku, gjatë së cilës mbetën të vdekur më shumë se 270 persona. Ndërsa këtë të premte, partia në pushtet AK urdhëroi edhe një spastrim të brendshëm nga ata që mund të jenë mbështetës të Gulenit.

    Duke folur në një konferencë për shtyp nga Uashingtoni, avokatët e Gulenit thanë se presin nga ai që të vijojë qëndrimin në banesën e tij në Pensilvani, aty ku jeton në ekzil të vetimponuar që prej vitit 1999, e të mos tentojë të arratiset. Guleni mbetet një figurë rekluzive, që rrallë herë ka kontakte me median apo persona të tjerë.

    E megjithëse Turqia kërkon ekstradimin e tij, Ankaraja zyrtare ende nuk ka bërë një kërkesë formale.

    Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se sistemi amerikan i drejtësisë do ta marrë në konsideratë kërkesën vetëm pasi të dorëzohet. Ndërkohë që kanë kërkuar prova të përfshirjes së dyshuar të klerikut në atë përpjekje për grusht shteti, gjë që të cilën Turqia thotë se i ka dorëzuar.

    Avokatët e Gulenit kanë thënë se është ka shumë pak gjasa që një kërkesë ekstradimi të mund të shkojë deri në një gjykatë amerikane, ndërsa është thuajse e pamundur që klienti i tyre të mund të përballet me një proces të drejtë gjyqësor në Turqi në rast ekstradimi, duke parë atë që është thënë ndaj tij që prej 15 korrikut. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark