
Kështu thotë Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), sipas të cilëve, procesi i bastisjes së zyrave është bërë pa e njoftuar Odën e Avokatëve.
“OAK lidhur me këtë rast nuk është vënë në dijeni nga Misioni i EULEX-it në Kosovë dhe as nga Policia e Kosovës për veprimet e ndërmarra ndaj avokatëve të OAK-së”, thuhet në reagim.
Përmes reagimit, OAK thotë se do që t’ia bëjë me dije Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe Policisë së Kosovës se veprimet e tyre janë me kundërshtim me Ligjin për Avokatinë.
“Avokati nuk mund të privohet nga liria për vepra penale lidhur me ushtrimin e shërbimet e tij në cilësinë e avokatit pa vendimin e gjykatës kompetente. Për privimin e avokatit nga liria njoftohet Oda. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në bazë të vendimit të gjykatës kompetente edhe atë, lidhur me shkresa, dokumente apo lëndë të përcaktuara shprehimisht. Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në prezencën e avokatit dhe të përfaqësuesit të autorizuar të Odës të caktuar nga Kryetari i Odës”, thuhet në reagimin e Odës së Avokatëve.
Oda e Avokatëve të Kosovës rikujton detyrimet e institucioneve pjesëmarrëse në proceset e tilla penalo-juridike, sipas ligjit, janë në detyrim paraprakisht ta njoftojnë Odën e Avokatëve të Kosovës. /Insajderi.com