Avokati Ahmet Tahiri reagon pas aktakuzës ndaj Hysen Muzliukajt: Turp për drejtësinë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Ahmet Tahiri reagon pas aktakuzës ndaj Hysen Muzliukajt: Turp për drejtësinë në Kosovë

    Insajderi
    10 September 2025 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Ahmet Tahiri ka reaguar ashpër pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në rastin e njohur si “Mujka dhe të tjerët”, duke e cilësuar këtë veprim si një “turp për drejtësinë në Kosovë”.

    Tahiri, i cili përfaqëson Hysen Muzliukajn në këtë proces, ka thënë se klienti i tij po akuzohet padrejtësisht për një çështje që ka kaluar të gjitha instancat e kontrollit institucional dhe ligjor në vend.

    “Klienti im, Hysen Muzliukaj, po akuzohet lidhur me një vendim të Kuvendit Komunal, i cili ka kaluar nëpër pesë filtra institucionalë: Drejtoria e Urbanizmit, Zyra e Kryetarit të Komunës, Kuvendi Komunal, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Financave,” ka deklaruar avokati Tahiri.

    Ai ka shtuar se, sipas vendimeve gjyqësore të deritanishme, nuk ekziston as dyshimi më i vogël i bazuar që klienti i tij ka kryer ndonjë vepër penale.

    “Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka konstatuar se në këtë rast mungon dyshimi i bazuar që klienti im ka kryer ndonjë vepër penale. Kjo është konfirmuar si nga Gjykata e Apelit, ashtu edhe nga Gjykata Supreme,” ka shtuar Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark